Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 189 NGA 364

1 i Samuelit 3:10

Pastaj ZOTI erdhi, u vendos aty afër dhe thirri si herët e tjera: «Samuel, Samuel!». Samueli u përgjigj: «Fol, sepse shërbëtori yt të dëgjon».

Fol Zot, shërbëtori yt po të dëgjon.

Samueli e dëgjoi përsëri zërin e Zotit: “Samuel!” Me shumë respekt ai ia ktheu: “Fol, sepse shërbëtori yt po të dëgjon!” Perëndia i foli Samuelit. Ai i tha se do t’i ndëshkonte Elin dhe bijtë e tij. Ata nuk e dëgjonin Perëndinë. Ata do të vdisnin.

Të nesërmen në mëngjes Samueli nuk guxoi të shkonte te Eli, por Eli e thirri atë. Eli e pyeti: “Çfarë të ka thënë Perëndia?” Samueli i tregoi pikërisht atë që Perëndia i kishte thënë.

Si u përgjigj Eli ndaj këtij lajmi të keq? Ai tha: “Ai është Zoti, le të bëjë atë që i pëlqen”. Në fakt Eli po thoshte, ajo që Perëndia bën, është e mirë, sepse Ai është Perëndi.

Mendo rreth kësaj...

Perëndia thirri Samuelin. A e di ti se Perëndia i thërret njerëzit edhe sot? Ai gjithashtu thërret fëmijët. Jo me një zë që mund ta dëgjosh, siç ndodhi me Samuelin, por Perëndia e bën këtë përmes fjalës së Tij dhe Frymës së Tij të Shenjtë. Ai e thotë fjalën e Tij në zemrën tënde.

Shkrimet e Shenjta

Dita 188Dita 190

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al