Le të lexojmë BiblënShembull

1 i Samuelit 1: 20
Në kohën e caktuar, Ana mbeti me barrë dhe lindi një djalë, të cilit ia vunë emrin Samuel, duke thënë: «Sepse ia kërkova ZOTIT».
Samueli
Në shtëpinë e Elkanahut po bëhej një festë. Sa e lumtur ishte Ana dhe sa i lumtur ishte Elkanahu! Ana kishte sjellë në jetë një fëmijë, një djalë. Ana tha: “Emri i tij është Samuel”. A e di se çfarë do të thoshte ky emër? “Unë ia kam kërkuar Zotit.” Kështu ishte, sepse lutja e Anës në tabernakull ishte dëgjuar. Sa i mirë është Perëndia! Ana e donte shumë Samuelin, por ajo nuk e harroi atë që kishte premtuar. Kur Samueli ishte rritur aq sa duhej, ajo e çoi atë tek tabernakulli. Samueli u lejua të qëndronte tek tabernakulli për të shërbyer atje. Ana u kthye në shtëpi, pa Samuelin. Ajo ia ktheu beben e saj Perëndisë. Premtimi është premtim.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al