Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 186 NGA 364

1 i Samuelit 1:14

Kështu Eli i tha: «Deri kur do të jesh e dehur? Të daltë pija!».

E dehur?

Ana po i lutej me përnderim Perëndisë. Papritmas ajo u tremb. Një njeri i zemëruar i tha: “Deri kur do të jesh e dehur këtu, në oborrin e tempullit? Ndalo së piri verë!” Ana ngriti sytë lart. Eli, kryeprifti gjendej aty. Kryeprifti ishte prifti më i rëndësishëm. Ai dukej i zemëruar! Ai mendonte se ajo kishte pirë shumë verë dhe se ajo nuk dinte më se çfarë po bënte. Ana i tha: “Jo zotëri, unë nuk jam e dehur. Unë jam shumë e trishtuar dhe ia kam treguar gjithë trishtimin tim Perëndisë.” Eli i tha: “Shko në paqe. Perëndia do ta dëgjojë lutjen tënde.” Ana u largua. Ajo ishte e gëzuar. Perëndia e kishte dëgjuar atë. Ajo do të bëhej me një fëmijë. Një fëmijë për Perëndinë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 185Dita 187

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al