Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 179 NGA 364

Jozueu 2:15

Atëherë ajo i zbriti nga dritarja me një litar, sepse shtëpia e saj ndodhej mbi muret e qytetit dhe ajo banonte mbi mure.

Arratisja nga Jeriko

Vëzhguesit premtuan se do e shpëtonin Rahabin dhe familjen e saj. Por nga ana tjetër Rahabi duhej të premtonte se nuk do t'u tregonte asgjë ushtarëve të Jerikos. Ajo duhej t'i ndihmonte ata që të arratiseshin nga Jeriko. Rahabi ishte e gatshme ta bënte këtë. Ajo premtoi me gjithë zemër se do vepronte ashtu. Pastaj ajo mori një kordon të kuq dhe e lidhi atë fort. Më pas ajo zbriti kordonin përmes dritares. Shtëpia e Rahabit gjendej në murin më të lartë të qytetit. Dy vëzhguesit mund të zbrisnin përmes kordonit. Dhe ja ku u gjendën jashtë qytetit. Rahabi u tha: “Duhet të vraponi shpejt dhe pastaj të fshiheni për tri ditë, derisa ushtarët të kthehen përsëri në qytet”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 178Dita 180

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al