Le të lexojmë BiblënShembull

Jozueu 4:21, 22
Pastaj u foli bijve të Izraelit dhe u tha atyre: «Kur në të ardhmen bijtë tuaj do t'i pyesin etërit e tyre duke thënë: "Ç'janë këta gurë?", ju do t'ua bëni të ditur bijve tuaj, duke thënë: "Izraeli e kaloi këtë Jordan në të thatë,
Ç’janë këta gurë atje?
A e di pse këta gurë u gjendën afër Gilgalit? Jo? Atëherë dëgjo! Këta burra duhej të merrnin dymbëdhjetë gurë nga Jordani. Ata erdhën në Gilgal, nga ana tjetër eJordanit. Aty Jozueu u tha: “Vendosni gurët njëri mbi tjetrin për të bërë një kullë të vogël”. Këta gurë do të qëndronin gjithmonë atje. Përse? Sepse kur fëmijët e tyre do të pyesnin: “Pse janë ata gurë aty?”, atëherë baballarët dhe nënat do t’u tregojnë se Perëndia hapi një shteg në ujë. Ata gurë do t’u kujtojnë atyre se Perëndia do t’i ndihmojë. Vazhdimisht!
Mendo rreth kësaj...
Zoti ka bërë mrekulli të mëdha për popullin e Izraelit. Ai bëri atë që njerëzit nuk mund ta bënin kurrë. Ai madje ka hapur një shteg përmes lumit. Kështu Perëndia i udhëhoqi njerëzit në mënyrë të sigurt drejt Kanaanit. Mund ta krahasosh këtë me njerëzit që sapo kanë filluar ta duan Zotin. Çfarë ndodh kur ata vdesin? Zoti do t'i marrë ata të sigurt në qiell.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al