Le të lexojmë BiblënShembull
Jozueu 4:3
Dhe u jepni këtë urdhër, duke thënë: "Merrni dymbëdhjetë gurë që këtej, në mes të Jordanit, pikërisht në vendin ku u ndalën këmbët e priftërinjve, i merrni me vete matanë lumit dhe i vendosni në vendin ku do të strehoheni sonte"».
Dymbëdhjetë gurë
I gjithë populli e kaloi lumin Jordan. Priftërinjtë me Arkën ishin ende në këmbë në mes të Jordanit. Atëherë Jozueu tha se dymbëdhjetë burra duhej të merrnin nga një gur nga fundi i lumit Jordanit. Ata duhej t'i mbanin me vete. Vetë Jozueu gjeti gjithashtu dymbëdhjetë gurë. Ai i çoi te priftërinjtë në mes të Jordanit. Ai i la poshtë aty. Kështu priftërinjtë me Arkën u lejuan gjithashtu të ecnin. Ata dolën prej Jordanit, dhe sapo arritën në breg të lumit, shtegu u zhduk. Uji rridhte si më parë. Por në mes të lumit tani gjendeshin dymbëdhjetë gurë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al