Le të lexojmë BiblënShembull

Ligji i Përtërirë 34:5
Kështu Moisiu, shërbëtori i ZOTIT, vdiq aty, në vendin e Moabit, sipas fjalës së ZOTIT.
Moisiu vdes.
Moisiu u ngjit në mal. Kësaj here jo në malin Sinai. A të kujtohet kur ai u ngjit atje lart për të takuar Perëndinë? Dhe se ai e mori Ligjin atje? Këtë herë ai u ngjit në malin Nebo. Zoti tha se Moisiu do të vdiste në këtë mal. Në majë të malit Nebo, ai mund të shikonte Kanaanin. Moisiu pa Tokën e Premtuar. Së shpejti populli i Izraelit do të jetonte atje. Ata pothuajse ishin atje. Moisiu shtriu krahët. Ai bekoi popullin e Izraelit. Moisiu u tha atyre se ata duhej të vazhdonin të dëgjonin Perëndinë. Zoti u kujdes për ta.
Mendo rreth kësaj...
Njerëzit e sëmurë që shikonin gjarprin prej bronzi u shëruan. Edhe ti je gjithashtu i sëmurë për vdekje. Si shpjegohet? Zemra jote është e keqe, plot mëkat. Sa keq! Si mund të bëhesh më mirë? Lutu që Perëndia të të ndihmojë të pendohesh për mëkatet e tua. Gjithashtu lutu për dashuri në zemrën tënde ndaj Perëndisë. Vetëm Ai mund t’i falë mëkatet e tua. Kjo do të thotë që ti kurrë nuk do të dënohesh për ato mëkate.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al