Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 170 NGA 364

Jozueu 1:9

A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse ZOTI, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh".

Jozueu i bindet Zotit.

Perëndia i tha Jozueut se ai duhej të ishte i fortë. Ai duhej të ishte trim. Ai duhej të kishte guxim dhe besim në Zotin. Jozueu ishte një ushtar i guximshëm dhe trim. Por Jozueu gjithashtu e dinte që ai nuk mund të bënte asgjë vetë. Vetëm Perëndia mund t'i ndihmonte ata të hynin në tokën e Kanaanit. Perëndia i tha Jozueut se ai gjithmonë duhej t’i bindej Atij. Dhe Perëndia i premtoi: “Unë do të jem me ty”. Jozueu ishte i sigurt. Ai shkoi tek populli dhe u tha atyre se ata duhej të udhëtonin më tej. Ata po shkonin në anën tjetër të lumit Jordan. Drejt vendit që Perëndia po u jepte. Toka e Premtuar!

Shkrimet e Shenjta

Dita 169Dita 171

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al