Le të lexojmë BiblënShembull

Numrat 14:19, 20
Fale paudhësinë e këtij populli, me madhështinë e mëshirës sate, ashtu siç e ke falur këtë popull nga Egjipti deri këtu».
Atëherë ZOTI tha: «Unë fal, ashtu si kërkove ti;
Një tjetër ndëshkim
Moisiu i lut Perëndisë. Ai iu lut Perëndisë që Ai të mos e vriste popullin. Kështu egjiptasit do të thoshin se Perëndia nuk mundi t'i ndihmonte ata. Moisiu i tha: “Zot fali mëkatet e këtij populli.” A i fali Zoti ato? Po, fatmirësisht po. Perëndia është kaq i mirë. Por Ai tha se populli i Izraelit do të duhej të endej në shkretëtirë për më shumë se tridhjetë e tetë vite për shkak të mosbesimit të tij. Kështu, ndërkohë të gjithë njerëzit që kishin qenë mosbesues do të vdisnin në shkretëtirë, kështu ata kurrë nuk do të hynin në Kanaan. Por Jozueu dhe Kalebi besuan se Perëndia do t'i ndihmonte. Ata do të lejoheshin të shkonin në Kanaan.
Mendo rreth kësaj...
Populli ishte shumë pranë tokës së premtuar të Kanaanit. Ishte faji i tyre që ata ende vazhdonin të endeshin në shkretëtirë për tridhjetë e tetë vite. Ne gjithashtu jemi të pabindur. Ne nuk mund të vijmë tek Perëndia. Kjo është e mundur vetëm nga një mrekulli e Perëndisë. A lutesh ti për këtë gjë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al