Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 164 NGA 364

Numrat 21:7

Dhe kështu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: «Kemi mëkatuar, sepse kemi folur kundër ZOTIT dhe kundër teje; lutju ZOTIT që të largojë nga ne këta gjarpërinj». Dhe Moisiu u lut për popullin.

Gjarpërinj!

“Olele, olele, kujdes, gjarpërinj!” Çfarë kishte ndodhur? Perëndia i kishte dëgjuar murmuritjet e tyre. Perëndia u solli ndëshkim, sepse Ai nuk do të lejonte të vihej në lojë. Ai dërgoi gjarpërinj helmues. Papritur kudo rreth çadrave vendi u mbush me gjarpërinj. Ata pickonin njerëzit. Ata që pickoheshin nga një gjarpër sëmureshin rëndë dhe pas kësaj vdisnin. Çfarë dënimi i tmerrshëm! Shumë njerëz vdiqën, edhe fëmijët. Populli shkoi te Moisiu. Ata thanë: “Ne kemi mëkatuar kundër Perëndisë dhe kundër teje”. Ata i kërkuan Moisiut që t’i lutej Perëndisë. “Lutu që Perëndia t’i largojë gjarpërinjtë”. Moisiu iu lut. A do t’i ndihmonte Zoti?

Shkrimet e Shenjta

Dita 163Dita 165

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al