Le të lexojmë BiblënShembull
Numrat 21:5
Populli, pra, foli kundër Perëndisë kundër Moisiut, duke thënë: «Pse na nxorët nga Egjipti që të vdesim në këtë shkretëtirë? Sepse këtu nuk ka as bukë as ujë, na vjen neveri për këtë ushqim të keq».
Përsëri të zemëruar
Izraelitët lëvizën përsëri. Ata arritën në vendin e Edomit. Por mbreti i Edomit nuk pranoi t'i lejonte ata të udhëtonin në vendin e tij. Ndërkohë ata duhej t’i binin rrugës tërthorazi. Ata duhej të ktheheshin përsëri në shkretëtirë. Çdo ditë ata mblidhnin manën, bukën nga Perëndia. Perëndia u kujdes shumë mirë për ta. Megjithatë dëgjo çfarë thoshte populli: “Ah sikur të kishim qëndruar në Egjipt. Do të vdesim në shkretëtirë. Këtu nuk ka as bukë dhe as ujë. Mana na është mërzitur tani!” Sa keq! Ata thonin gjëra të tmerrshme! Perëndia u kujdes për ta, por ata murmurisnin kundër Tij.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al