Le të lexojmë BiblënShembull
Numrat 14:9
Vetëm mos ngrini krye kundër ZOTIT dhe mos kini frikë nga populli i vendit, sepse ai do të jetë ushqimi ynë; mbrojtja e tyre është larguar nga ata dhe ZOTI është me ne; mos kini frikë nga ata».
Vazhdimi i rrugës për në Kanaan
Moisiu dhe Aaroni dëgjuan fjalët e ashpra të njerëzve. Ata ranë në gjunjë dhe u lutën. Jozueu dhe Kalebi grisën mantelet e tyre. Kjo do të thoshte se ata ishin shumë të trishtuar. Jozueu dhe Kalebi u folën izraelitëve të zemëruar. Ata thanë se toka e Kanaanit ishte një tokë shumë e mirë dhe se Perëndia do e bënte të mundur që ata të jetonin atje. Ata thanë: “Zoti është me ne. Prandaj nuk kemi pse të kemi frikë nga gjigandët dhe ushtarët.” Jozueu dhe Kalebi besuan se Zoti do t’i ndihmonte. Ata do të shkonin në Kanaan!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al