Le të lexojmë BiblënShembull
Numrat 13:23
Arritën pastaj deri në luginën e Eshkolit, ku prenë një degë me një vile rrushi, që e mbanin që të dy me një purtekë; dhe morën gjithashtu shegë dhe fiq.
Fshehurazi në Kanaan
Dymbëdhjetë burrat u nisën, ata ishin vëzhgues. Populli i pa ata duke u larguar derisa u humbën nga sytë. Kur do të ktheheshin ata? A ishte me zarar atje në Kanaan? Këta burra e vëzhguan me shumë kujdes atë vend. Ata e panë që ishte një vend i mirë. Kishte kaq shumë për të ngrënë dhe për të pirë! Ata u ngjitën në Eshkol ku kishte vile të shijshme dhe të mëdha rrushi. Jozueu dhe Kalebi këputën një vile shumë të madhe dhe e morën me vete në shtëpi. Kështu ata do të ishin në gjendje të tregonin se sa e mirë ishte toka në Kanaan. Duheshin dy veta që të mbanin një vile të madhe rrushi. Çfarë toke e bekuar, çfarë toke madhështore ishte Kanaani!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al