Le të lexojmë BiblënShembull
Numrat 13:27, 28
Kështu para tij raportuan duke thënë: «Ne arritëm në vendin ku na dërgove; aty rrjedh me të vërtetë qumësht dhe mjaltë, dhe këto janë pemët e tij.
Por populli që banon në këtë vend është i fortë, qytetet janë të fortifikuara dhe shumë të mëdha; dhe aty pamë edhe pasardhësit e Anakut.
E bukur, por e rrezikshme
“Ja ku janë, po vijnë!”, thërriste populli i Izraelit, të gjithë në të njëjtën kohë. Vëzhguesit u kthyen! “Si ishin gjërat në Kanaan?” Vëzhguesit thanë: “Kanaani është një vend kaq i bukur, kaq madhështor, kaq i pasur. Aty ka ushqime dhe pije me bollëk. Ka qytete të mëdha, ka edhe kombe të huaja, ushtarë, të cilët jetojnë atje. Për më tepër, gjëja më e keqe është se atje jetojnë gjigandë të vërtetë!” Populli u frikësua pas këtyre fjalëve. Ata kurrë nuk do të ishin në gjendje t'i mposhtnin gjigandët. A ishin endur ata në këtë udhëtim të gjatë më kot? “Heshtni”, tha Kalebi, “më dëgjoni. Ne me siguri do të jetojmë në atë vend. Ne do t’imposhtim edhe kombet më të forta!”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al