Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 154 NGA 364

Eksodi 33:14, 15

ZOTI u përgjigj: «Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim».
Atëherë Moisiu i tha: «Në qoftë se prania jote nuk vjen me mua, mos na nis që këtej.

Zoti duhet të shkojë me ta.

Moisiu u kthye tek populli. Ai u tha atyre që Zoti ishte shumë i zemëruar. Perëndia nuk dëshironte të shkonte me ta, por Ai do të dërgonte një engjëll që t’i shoqëronte në udhëtimin e tyre. Kjo e frikësoi popullin. Ata u bënë pishman dhe u penduan për mëkatin e tyre. Ata donin t'i shërbenin Perëndisë përsëri dhe kështu ata shkuan në çadrën e Perëndisë. Moisiu hyri në çadër dhe Jozueu gjithashtu u lejua të hynte me të. Pastaj kolona e resë ndaloi te hyrja e çadrës. Ky është Zoti. Në çadër Perëndia foli përsëri me Moisiun. Perëndia e pyeti Moisiun: “A duhet të vij me ty që ti kështu të jesh i qetë?”. “Po”, tha Moisiu, “vetëm nëse Ti vjen me ne, unë do të vazhdoj udhëtimin për në tokën e premtuar”.

Mendo rreth kësaj...

Populli i Izraelit ishte i pabindur. Ata donin të bënin një shëmbëlltyrë të Perëndisë, në mënyrë që ta shihnin Atë. Kjo nuk lejohej. Kështu thuhet në ligjin e Perëndisë. Ndoshta edhe ti e ke gjithashtu të vështirë që nuk mund ta shohësh Perëndinë. Por edhe pse nuk mund ta shohësh, ti e di që Ai ekziston. Thjesht shiko përreth natyrën. Aty mund të shohësh kaq shumë gjëra të bukura. Shiko se si Ai kujdeset për ty dhe ti mund të lexosh nga Fjala e Tij, Bibla. Aty mund të zbulosh se kush është Perëndia dhe se si ne jemi katandisur për shkak të mëkatit!

Shkrimet e Shenjta

Dita 153Dita 155

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al