Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 32:4, 5
I cili i mori nga duart e tyre dhe pasi i modeloi me daltë, bëri një viç prej metali të shkrirë. Atëherë ata thanë: «O Izrael, ky është perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit!».
Kur Aaroni pa këtë, ngriti një altar përpara tij dhe vuri kasnecë që thanë: «Nesër do të jetë festë për nder të ZOTIT!».
Viçi i artë
Aaroni po qëndronte aty në mes të kampit. Njerëzit i dhuruan bizhuteri prej ari dhe argjendi. Ata nuk ndaluan së dhëni gjithnjë e më shumë. Sa shumë ar, sa shumë argjend! Ata donin një idhull. Njësoj si kombet e tjera. Ata donin një perëndi të cilin mund ta shihnin, në vend të Perëndisë në qiej. Sa trishtim! A mund t'i ndihmonte ata një idhull? Aaroni bëri një viç të artë. Pas kësaj ai ndërtoi një altar. Ai tha: “Nesër do të kemi një festë për Perëndinë.” Si është e mundur? Një festë për Zotin, me një viç të artë? Jo, kjo është e pamundur. Ky është mëkat. Një viç i artë, një idhull, nuk shkon me shërbimin ndaj Zotit. Perëndia nuk e dëshiron këtë gjë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al