Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 17:3, 6
Atje populli pati etje për ujë dhe murmuriti kundër Moisiut duke thënë: "Pse na bëre të ikim nga Egjipti që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtia jonë?".
Ja, unë do të rri përpara teje, atje mbi shkëmbin në Horeb; ti do të rrahësh shkëmbin, prej të cilit do të burojë ujë dhe populli do të pijë». Kështu bëri Moisiu para syve të pleqve të Izraelit.
Etja
Vazhdimisht dëgjoheshin njerëz të zemëruar në shkretëtirë. “Ti duhej të na kishe lënë në Egjipt. Sepse kështu nuk do të na duhej të vdisnim nga etja!” Njerëzit ishin përsëri shumë të zemëruar me Moisiun. Moisiu iu lut Perëndisë. Ai kishte shumë frikë. Por Perëndia e ndihmoi atë. Njerëzit më të rëndësishëm së bashku me Moisiun shkuan pranë një shkëmbi, pranë një guri shumë të madh. Moisiu ngriti bastunin e tij. Ai goditi fort shkëmbin. Po pastaj? Pas kësaj, papritmas rrodhi shumë ujë. Kishte mjaftueshëm për të gjithë popullin. Të gjithë mund të pinin sa të donin. Të gjitha enët dhe shtambat u mbushën gjithashtu. Ata i bënë gati dhe i morën me vete për udhëtimin e tyre. Çfarë mrekullie që bëri Perëndia: Ujë nga shkëmbi!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al