Le të lexojmë BiblënShembull

Eksodi 16:18
E matën me omerin; dhe kush kishte mbledhur shumë nuk pati tepricë; dhe kush kishte mbledhur më pak nuk pati mangët. Gjithkush mblodhi sipas nevojës së vet për ushqim.
Ushqimi në shkretëtirë
Mbrëmja po binte. Një re e errët po afrohej. Çfarë ishte ajo? Reja zbriti. Ishin zogj, shkurta. Njerëzit mund t'i kapnin ato lehtësisht. Ata nisën t’i kapnin shpejt, sa më shumë që të mundeshin. Tani ata mund të hanin mish. Por do të ketë dhe më shumë ushqim. Kur erdhi mëngjesi toka ishte mbuluar me shumë kokrra të vogla të bardha rreth çadrave të popullit. Çfarë ishte ajo? Moisiu u tha: “Kjo është buka nga qielli. Perëndia na e ka dhënë. Nga sot e tutje do ta marrim çdo ditë. Mund të mblidhni sa të keni nevojë.” Populli shijoi bukën. “Hmm…sa e shijshme!”, thanë ata. “Kjo quhej mana.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al