Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 134 NGA 364

Eksodi 16:3

Bijtë e Izraelit u thanë atyre: «Ah, le të kishim vdekur nga dora e ZOTIT në vendin e Egjiptit, ku uleshim pranë tenxhereve me mish dhe hanim bukë sa ngopeshim! Sepse ju na çuat në këtë shkretëtirë që të vdesë nga uria tërë kjo asamble».

Të zemëruar në shkretëtirë

Populli i Izraelit ishte nisur në një udhëtim. Një udhëtim për në Tokën e Premtuar. Perëndia u tregonte rrugën. Në qiell, mbi ta, gjithmonë qëndronte kolona e resë, e cila u tregonte rrugën gjatë ditës, ndërsa gjatë natës, në vend të saj ishte një kolonë zjarri, e cila bënte dritë. Perëndia u kujdes shumë mirë për gjithë ata njerëz! Por dëgjo; çfarë po thonë ata? Oh shumë njerëz po ankoheshin. Ata ishin të zemëruar. Ata ishin duke thënë: “Ah sikur të kishim qëndruar në Egjipt. Aty kishim shumë për të ngrënë dhe për të pirë.” Të gjitha ushqimet dhe pijet që morën me vete nga Egjipti kishin mbaruar. A do të vdisnin ata në shkretëtirë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 133Dita 135

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al