Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 133 NGA 364

Eksodi 14:27, 28

Atëherë Moisiu shtriu dorën e tij mbi detin; kështu në të gdhirë, deti u kthye në vendin e tij të zakonshëm; egjiptasit ikën para tij; dhe ZOTI i përlau egjiptasit në mes të detit.

Ujërat u kthyen dhe mbuluan qerret, kalorësit dhe tërë ushtrinë e Faraonit, që kishin hyrë në det për të ndjekur izraelitët; dhe nuk shpëtoi asnjë prej tyre.

Fundi i Faraonit

I gjithë populli i Izraelit kaloi nëpër shtegun përmes detit. Ata nuk u lagën. Të gjithë arritën të sigurt në anën tjetër të detit. Më pas Faraoni dhe ushtarët e tij gjithashtu erdhën drejt detit. Ata e panë shtegun. Me kuajt dhe qerret e tyre i ndoqën përmes shtegut në det. Por më pas… Perëndia i tha Moisiut: “Ngrije bastunin tënd përsëri lart mbi ujë.” Moisiu e ngriti dhe uji u kthye përsëri ashtu siç ishte më parë. Shtegu u mbush sërish me ujë. Ushtarët e Faraonit thërrisnin me të madhe. Ata donin të ktheheshin prapa, por kjo ishte e pa mundur. Ata a mbytën në det. Faraoniu mbyt gjithashtu! Gjatë gjithë kohës ai nuk donte ta dëgjonte Perëndinë. Tani kjo nuk ishte më e mundur.

Mendo rreth kësaj...

Kishte ardhur momenti që bijtë e Izraelit të largoheshin nga Egjipti. Perëndia u kujdes për bijtë e Izraelit. Në shkretëtirë Ai ishte me ta përmes kolonës së resë dhe kolonës së zjarrit. Dhe kur ata duhej të kalonin përmes Detit të Kuq, atyre iu shfaq një shteg. Faraoni u mbyt, ndërsa bijtë e Izraelit ishin gjallë. Sa e rëndësishme është për ty t’i kërkosh Perëndisë që të të mësojë t’i bindesh Atij, ashtu si Moisiu. A e di se ku është Moisiu tani? Ai jeton përgjithmonë me Perëndinë. Ai është kaq i lumtur atje!

Shkrimet e Shenjta

Dita 132Dita 134

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al