Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 14:13
Por Moisiu i tha popullit: «Mos kini frikë, qëndroni dhe do të shikoni çlirimin e ZOTIT, që ai do të kryejë sot për ju; sepse egjiptasit që shihni sot, nuk do t'i shihni më kurrë.
Një kalim përmes detit
Populli i Izraelit shkoi shumë larg. Ata kaluan nëpër shkretëtirë. Më pas arritën buzë detit. Tani ata nuk mund të shkonin më tutje. Ata kthyen kokën pas dhe panë një re të madhe pluhuri. Kuaj dhe qerre po vinin drejt tyre. Ishte Faraoni dhe ushtarët e tij. Populli po frikësohej! Por Moisiu u tha: “Mos kini frikë. Zoti do të luftojë për ju, jini të qetë.” Zoti i tha Moisiut: “Thuaju bijve të Izraelit të shkojnë përpara.” Përpara. Por si? Shikoni çfarë bën Moisiu. Ai ngriti lart bastunin e tij. Dhe pastaj... uji u nda në mes. Kështu u krijua një kalim, përmes detit.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al