Le të lexojmë BiblënShembull

Eksodi 12:3
I thoni gjithë asamblesë së Izraelit: "Ditën e dhjetë të këtij muaji, çdo burrë të marrë për vete një qengj, sipas madhësisë së familjes të të atit, një qengj për shtëpi.
Një qengj për pashkën
Kur vjen pranvera, qengjat livadhisin nëpër fusha. Populli i Izraelit gjithashtu kishte dele dhe qengja të vegjël. Ky popull shpesh i bënte flijim Perëndisë një dele ose një qengj. Perëndia u jepte atyre aq shumë të tillë. Ata e falënderonin Perëndinë. Ndërkohë Perëndia i tha Moisiut: “I gjithë populli duhet të marrë një qengj motak. Ata duhet të kujdesen për të shumë mirë për dy javë rresht. Pastaj ata duhet ta therin dhe pas kësaj duhet ta pjekin mbi zjarr. Mishi të hahet dhe gjaku duhet të ruhet.” Të gjithë ata qengja të vegjël ishin një flijim për Perëndinë. Perëndia kishte në plan të bënte diçka. Ai do të tregojë se sa i fuqishëm është. Ai do ta shpëtojë popullin e Tij nga duart e Faraonit.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al