Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 12:7, 13
Pastaj do të marrin nga ai gjak dhe do ta vënë mbi dy shtalkat dhe mbi arkitraun e shtëpive ku do ta hanë.
Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t'ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit.
Gjaku në shtalkun e derës
Kur një qengj theret, do të derdhet gjak. Babai i familjes duhet ta vendoste këtë gjak në shtalkun mbi derë dhe në pjesët anësore. Pse? Sepse kështu Perëndia mund të shihte se në cilat shtëpi jetonin njerëzit që i bindeshin Atij. Sepse një dënim i ashpër do të ndodhte. Ky ndëshkim nuk ishte për njerëzit që i shërbenin Perëndisë. Njerëzit gjithashtu duhet të përgatisnin ushqim. Pastaj do të hanin mishin e qengjit, së bashku me bukë pa maja. Në mes të natës! Ata duhet t’i kishin të veshura këpucët e tyre, sepse duhet të ishin gati për një udhëtim të gjatë. Atë natë ata do të largoheshin nga Egjipti.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al