Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 124 NGA 364

Eksodi 9:25

Dhe breshri goditi në të gjithë vendin e Egjiptit gjithçka që ishte në fusha, si njerëzit ashtu dhe kafshët; breshri goditi çdo lloj bimësie në fusha dhe bëri copë copë çdo pemë që ndodhej në fushë.

Breshri

A ke parë ndonjëherë breshër? Breshri është shi që shndërrohet në gurë prej akulli. Nëse të zë breshri jashtë e të bie në kokë, do të të dhimbte. Shpesh herë breshri shkatërron edhe mollët dhe dardhat në pemë. Perëndia dërgoi breshër në Egjipt. Jo breshër të vogël, por kokrra breshri shumë të mëdha. Aq të mëdha saqë vret njerëzit dhe kafshët që zë jashtë. Moisiu i kishte paralajmëruar njerëzit në Egjipt: “nesër do të bjerë breshër”. Njerëzit që e dëgjuan Perëndinë, qëndruan brenda. Ndërsa ata që nuk i morën parasysh fjalët e Zotit dolën jashtë. Ata u vranë nga breshri. Kjo ishte e tmerrshme. A e di se ku nuk ra breshër? Aty ku banonin izraelitët. Zoti u kujdes për ta.

Shkrimet e Shenjta

Dita 123Dita 125

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al