Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 8:18, 21
Dhe ata kështu vepruan. Aaroni shtriu dorën me bastunin e tij, rrahu pluhurin e tokës dhe njerëzit e kafshët u mbuluan nga mushkonja; tërë pluhuri i tokës u shndërrua në mushkonja në të gjithë vendin e Egjiptit.
Por në rast se ti nuk e lë popullin tim të shkojë, ja unë do të dërgoj kundër teje, mbi shërbëtorët e tu, mbi popullin tënd e brenda shtëpive të tua mori mizash; shtëpitë e egjiptasve do të jenë plot me mori mizash, dhe kështu do të jetë toka mbi të cilën ndodhen.
Mushkonjat dhe mizat
Perëndia i dërgoi më shumë plagë Faraonit dhe Egjiptit. Në Egjipt kishte shumë mushkonja dhe nga të gjitha llojet e mizave. Mushkonjat i bënin të kruheshin aq shumë. Mizat fluturonin kudo. Atëherë Faraoni i tha Moisiut: “Mund të shkoni, por jo shumë larg. Ju duhet të ktheheni pasi t'i keni shërbyer Perëndisë. Gjithashtu, lutuni që Perëndia t’i zhdukë mushkonjat dhe mizat.” Moisiu veproi kështu. Perëndia e dëgjoi lutjen e tij. Të gjitha mushkonjat dhe mizat u zhdukën. Dhe çfarë bëri Faraoni? A i lejoi ai izraelitët të shkojnë? Ai e kishte gënjyer Moisiun. Dhe kë tjetër?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al