Nëse nuk e lë popullin tim, do të dërgoj një mori mizash kundër teje, kundër shërbëtorëve të tu, kundër popullit tënd dhe kundër shtëpive të tua. Shtëpitë e egjiptianëve dhe vendi do të mbushen me to. Por Goshenin, tokën ku banon populli im, do ta veçoj atë ditë, që të mos ketë mori mizash. Kështu do ta dish se unë, ZOTI, jam edhe në këtë vend. Do të bëj dallim mes popullit tim e popullit tënd. Kjo shenjë do të ndodhë nesër”». Dhe kështu bëri ZOTI. Një mori e madhe mizash mbuloi shtëpinë e faraonit dhe shtëpinë e shërbëtorëve të tij. Anekënd Egjiptit toka u shkretua prej tyre. Atëherë faraoni thirri Moisiun e Aronin e u tha: «Shkoni e, po në këtë vend, kushtojini fli Perëndisë tuaj!».
Lexo Dalja 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 8:17-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video