Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 107 NGA 364

Eksodi 3:4-5

ZOTI vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: «Moisi, Moisi!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam».
Perëndia tha: "Mos u afro këtu: hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë".

Tokë e shenjtë

Dielli po ulej. Bënte shumë vapë. Papritmas Moisiu pa një dritë tjetër: një zjarr! Një kaçube që po digjej. Moisiu iu avit kaçubes. Shkurrja po digjej, por nuk po shkrumbohej. Sa e çuditshme! Pastaj Moisiu dëgjoi një zë. “Moisi, Moisi!” Moisiu u përgjigj: “Ja ku jam”. Po e thërriste Perëndia. Ai i tha: “Mos u afro më pranë. Hiqi këpucët, sepse je duke qëndruar në tokë të shenjtë.” Moisiu i hoqi këpucët. Perëndia tha: “Unë jam Perëndia i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.” Moisiu mbuloi fytyrën me duart e tij. Ai nuk guxonte ta shihte Zotin. Sepse Perëndia është i shenjtë. Ai është një Perëndi i fuqishëm.

Shkrimet e Shenjta

Dita 106Dita 108

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al