Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 2:3, 4
Por, kur nuk mundi ta mbante më të fshehur, mori një kanistër prej xunkthi, e leu me bitum dhe katran, vendosi në të fëmijën dhe e la në kallamishtën në bregun e lumit.
Motra e fëmijës rrinte në një farë largësie për të mësuar se çfarë do t'i ndodhte.
Në kanistrën prej xunkthi
Djali i vogël ishte tre muajsh. E qara e tij po bëhej gjithnjë e më e fortë. Ai nuk mund të qëndronte më në shtëpi, ishte shumë e rrezikshme. E ëma, Jokebeda bëri një kanistër prej xunkthi. Ajo e leu me katran. Më pas ajo vendosi djalin e vogël në të. Ajo i tha Miriamit, motrës së tij: “Shko dhe lëre kanistrën në buzë të lumit, midis kallamishteve, dhe vëzhgo se çfarë do të ndodhë. Ndoshta dikush do ta marrë djalin tonë të vogël dhe do të kujdeset për të.” Miriami veproi pikërisht ashtu. Sa e trishtuar që ishte nëna Jokebeda. Ajo nuk mund të kujdesej më për foshnjën e saj. Por Perëndia mundej. Për këtë ajo ishte e sigurt.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al