Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 1:15,16, 17
Mbreti i Egjiptit u foli edhe mamive hebre, nga të cilat njëra quhej Shifrah dhe tjetra Puah, e u tha:
«Kur të ndihmoni gratë hebreje lindëse dhe t'i shihni të ulura në ndenjësen e lindjes, në rast se fëmija është mashkull, vriteni; po të jetë femër, lëreni të jetojë».
Por mamitë patën frikë nga Perëndia dhe nuk bënë ashtu siç i kishte urdhëruar mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë fëmijët meshkuj.
Një plan i lig
Populli i Izraelit vazhdonte të shtohej. Atëherë mbreti bëri një plan tjetër. Ai thirri dy gra që të paraqiteshin tek ai. Ato gjithmonë ndihmonin gratë kur lindnin foshnjat e tyre. Mbreti u tha: “Kur të lindë një foshnjë nga izraelitët dhe kjo foshnjë të jetë djalë, duhet ta vrisni.” Mbreti mendonte se, nëse nuk kishte më djem të vegjël, nuk do të kishte as burra për të luftuar. A vepruan gratë ashtu siç u tha mbreti? Jo, ato nuk vepruan ashtu. Kjo nuk ishte ajo që Perëndia do të dëshironte. Ato preferuan të dëgjonin më shumë Zotin sesa mbretin. Perëndia e pa këtë gjë dhe Ai u kujdes për to.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al