Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 1:7
Dhe bijtë e Izraelit qenë frytdhënës, u shumuan fort dhe u bënë të shumtë, u bënë jashtëzakonisht të fortë; e vendi u mbush me ta.
Fëmijët e Jakobit
Në ditëlindjen e gjyshit ose gjyshes, vijnë shumë njerëz. Xhaxhallarët, hallat, dhe kushërinjtë. Gjyshi dhe gjyshja kanë fëmijë dhe nipër. Së bashku ju jeni një familje. Jakobi gjithashtu kishte fëmijë dhe nipër e mbesa. Ata ishin shtatëdhjetë njerëz gjithsej. Sa shumë! Jakobi ishte plak kur zbriti në Egjipt. Më pas ai vdiq. Ai shkoi në parajsë me Perëndinë. Pas kësaj, Jozefi dhe vëllezërit e tij gjithashtu u plakën. Edhe ata vdiqën. Fëmijët e tyre kishin lindur fëmijë të vetët. Kështu ata ishin bërë një familje e madhe, u bë populli i Izraelit. Ata ende jetonin në Egjipt. Por ky nuk ishte vendi i tyre. Perëndia do ta kthejë popullin përsëri në Kanaan.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al