Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 45:3
Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: «Unë jam Jozefi, a është ende gjallë ati im?». Por vëllezërit e tij nuk mund t'i përgjigjeshin, sepse ishin të tronditur thellë para tij.
Unë jam Jozefi!
Jozefi e dëgjoi Judën me vëmendje. Ai ishte i kënaqur. Juda e donte shumë babanë e vet Jakobin dhe Beniaminin! Vëllezërit nuk ishin aq mizorë sa dikur. Pastaj Jozefi tha: “Të gjithë shërbëtorët të largohen nga dhoma!”. Tani Jozefi ishte vetëm me vëllezërit e tij. Ai ishte duke qarë. “Unë jam Jozefi!”, u tha ai. Vëllezërit u frikësuan. A ishte vallë ky zotëria i ashpër pikërisht Jozefi? Atëherë ishte e sigurt që ai do t'i dënonte ata. Ata meritonin dënimin. Kohë më parë ata ishin sjellë aq keq me të! Por Jozefi nuk ishte i zemëruar. Ai u tha atyre: “Perëndia më ka dërguar para jush për të shpëtuar jetën tuaj. Perëndia më ka bërë mëkëmbës të mbretit të Egjiptit. Dhe tani unë mund të kujdesem për ju.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al