Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 42:6, 7
Jozefi ishte qeveritari i vendit; ai u shiste grurë tërë njerëzve të vendit; dhe vëllezërit e Jozefit erdhën dhe u përulën para tij me fytyrën përtokë.
Jozefi pa vëllezërit e tij dhe i njohu, por u soll me ta si një i huaj dhe përdori fjalë të ashpra me ta, duke u thënë: «Nga vini?». Ata u përgjigjën: «Nga vendi i Kanaanit për të blerë ushqime».
Vëllezërit përulen para Jozefit.
Vëllezërit u paraqitën tek guvernatori madhështor. Ata iu përkulën atij me nderim. Ata nuk e dinin që ishte Jozefi! Guvernatori dukej i ashpër. Ai u bëri atyre shumë pyetje. “Nga vini?” “A është akoma gjallë babai juaj?” “A keni ndonjë vëlla tjetër?” Vëllezërit iu përgjigjën në një mënyrë të sjellshme. Pastaj guvernatori u tha: “Ju vini nga një vend i dyshimtë. A keni ardhur këtu për të na shpallur luftë?” Vëllezërit i kapi frika. “Jo, guvernator, ne kemi ardhur të marrim grurë.” Jozefi nuk i dha të njohur aspak, por ai nuk mund të mos mendonte për ëndrrat e tij që kishte parë kohë më parë. Ëndrrat rreth duajve dhe yjeve që u përkulën para tij. Tani këto ëndrra u realizuan, sepse vëllezërit u përkulën para tij.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al