Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 88 NGA 364

Zanafilla 43:8, 9

Pastaj Juda i tha Izraelit, atit të tij: «Lëre fëmijën të vijë me mua, dhe do të çohemi dhe do të shkojmë, në mënyrë që të rrojmë dhe jo të vdesim, si ne ashtu dhe ti e të vegjlit tanë.
Unë bëhem dorëzanë për të; do t'i kërkosh llogari dorës sime për të. Në rast se nuk e rikthej dhe nuk e vë para teje, do të jem fajtor para teje përgjithnjë.

Beniamini duhet të shkojë gjithashtu.

Gjithë gruri kishte mbaruar. Jakobi u tha vëllezërve: “Ju duhet të shkoni në Egjipt për të blerë grurë përsëri”. Juda i tha të atit: “Por dhe Beniamini duhet të vijë me ne. Mëkëmbësi i mbretit u tregua i ashpër dhe na porositi për këtë.” Jakobi, ati i tyre, tundi kokën duke mos rënë dakord. “Do të humbas edhe Beniaminin”, tha ai. Por më pas Juda i tha: “Unë do të kujdesem për Beniaminin, at. Nëse mëkëmbësi i mbretit do t’i bëjë ndonjë të keqe, ai duhet të merret me mua. Unë do të bëhem garant për të, do të kërkosh llogari nga dora ime.” Kështu, vëllezërit u nisën në udhëtimin e tyre, me Beniaminin, vëllain e tyre më të vogël.

Shkrimet e Shenjta

Dita 87Dita 89

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al