Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 85 NGA 364

Zanafilla 42:2

Pastaj tha: «Ja, dëgjova se në Egjipt ka grurë; shkoni atje poshtë për të blerë grurë për ne, që të mund të jetojmë dhe të mos vdesim».

Vëllezërit nisen për në Egjipt.

“Më ka marrë shumë uria!” Një nga fëmijët e Rubenit shkoi tek i ati. Edhe në vendin e tyre kishte rënë zi buke. Nuk kishte grurë në fusha. Jakobi u tha: “Kam dëgjuar se ka grurë në Egjipt. Është mëkëmbësi i mbretit atje që ka hambarë të mëdhenj plot me grurë. Shkoni atje, të dhjetë sa jeni, dhe sillni sa më shumë grurë me gomerët tuaj sa mund të mbajnë.” Vëllezërit shkuan në Egjipt. Ata përgatitën gomerët e tyre për udhëtim. Vetëm njëri vëlla qëndroi në shtëpi: ai ishte Beniami. Ai nuk u lejua që të shkonte me ta. Jakobi tha: “Unë e kam humbur Jozefin, prandaj, nuk dua të humbas dhe Beniaminin.”

Shkrimet e Shenjta

Dita 84Dita 86

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al