Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 41:51, 52
Jozefi e quajti të parëlindurin Manasi, sepse tha: «Perëndia bëri që të harroj çdo shqetësim timin dhe tërë shtëpinë e atit tim».
Të dytit i vuri emrin Efraim, sepse tha: «Perëndia më ka bërë frytdhënës në vendin e pikëllimit tim».
Familja e Jozefit
Jozefit iu dha edhe më shumë nga mbreti Faraon. Atij iu dha një grua për t'u martuar. Emri i saj ishte Asenath. Jozefi dhe Asenathi lindën dy fëmijë. Ata ishin djem. Manasi dhe Efraimi. Emrat e tyre kishin një kuptim. Jozefi tha: “Perëndia ka bërë të harroj gjithë hidhërimin tim. Tani Ai më ka dhënë më shumë sesa kam pasur kur isha djalë i ri.” Tani Jozefi nuk ishte më vetëm në Egjipt. Gruaja dhe fëmijët e tij ishin me të. Dhe Perëndia ishte me të gjithashtu. Kjo është më e rëndësishmja!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al