Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 77 NGA 364

Zanafilla 40:22, 23

Por bëri që ta varnin kryebukëpjekësin sipas interpretimit që Jozefi u kishte dhënë.
Por kryekupëmbajtësi nuk u kujtua për Jozefin, por e harroi.

Ëndrra e bukëpjekësit

Bukëpjekësi kishte dëgjuar gjithçka që u tha. “Tani e kam unë radhën”, shtoi ai. Bukëpjekësi tregoi ëndrrën e vet: “Po ecja me tri shporta mbi kokë. Në shportën më të sipërme kishte gjithfarë llojesh të shijshme të gjellëve që ia kisha gatuar mbretit. Por më pas zogjtë erdhën dhe i hëngrën.” Jozefi dukej i trishtuar. “Ky është kuptimi i ëndrrës tënde”, tha ai. “Pas tri ditësh do të të nxjerrin nga burgu, por mbreti do të të vrasë.” Sa e trishtueshme qe kjo për bukëpjekësin! Pas tri ditësh ndodhi ashtu siç kishte thënë Jozefi. Por kupëmbajtësi e harroi atë që i premtoi Jozefit! Sa mirë që Perëndia nuk harron kurrë atë që ka premtuar!

Mendo rreth kësaj...

Çfarë shembulli të mirë Jozefi tregon këtu, me anë të hirit të Perëndisë! Edhe pse ishte në një vend të huaj, ai vazhdonte t'i shërbente Perëndisë. Dhe kur Jozefi ishte në burg, pa faj, ai nuk u zemërua, por ishte i mirë me të gjithë. Jozefi nuk dëshironte të mëkatonte, sepse ai e donte Zotin. A ke dhe ti gjithashtu frikë të mëkatosh?

Shkrimet e Shenjta

Dita 76Dita 78

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al