Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 39:9
Nuk ka asnjë më të madh se unë në këtë shtëpi; ai nuk më ka ndaluar asgjë veç teje, sepse je gruaja e tij. Si mund ta bëj unë këtë të keqe të madhe dhe të kryej një mëkat kundër Perëndisë?».
Jozefi nuk do që të mëkatojë.
Një ditë Potifari nuk ndodhej në shtëpi. Gruaja e Potifarit erdhi te Jozefi. Ajo i tha: “Jozef, eja brenda, lëri punët. Pastaj ne do të sillemi sikur ti të jesh burri im dhe unë gruaja jote.” Por Jozefi nuk dëshironte ta bënte këtë gjë. Kjo nuk ishte çfarë Perëndia do të donte që ai të bënte. Ai i tha: “detyra ime është që të kujdesem siç duhet për gjithçka. Si mund të bëj një ligësi dhe mëkat kaq të madh kundër Perëndisë?” Gruaja e Potifarit ngulmonte vazhdimisht. Pastaj ajo e kapi Jozefin nga rroba e tij dhe e tërhoqi. Por Jozefi grisi rrobën e u largua. Ai nuk pranoi t’i bindej asaj gruaje të ligë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al