Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 70 NGA 364

Zanafilla 37:36

Ndërkaq madianitët e shitën Jozefin në Egjipt dhe ia shitën Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojave.

Jozefi shitet në Egjipt.

Jozefi u largua me karvanin. Duart e tij ishin të lidhura pas një deveje. Ai nuk lejohej t’i ulej në shpinë. Udhëtimi ishte i gjatë. Ata kaluan nëpër shkretëtirë, ku vështirë të gjendej ujë. Atje bënte nxehtë. Më në fund ata arritën në Egjipt. Këta burra e çuan Jozefin në një treg të madh. Kishte edhe shumë të tjerë që i kishin sjellë aty. Një pasanik kaloi aty pranë. Ai quhej Potifar. “Unë dua ta blej këtë djalë”, tha ai. Ai i pagoi ata dhe e mori Jozefin me vete. Tani Jozefi duhej të jetonte në shtëpinë e Potifarit. Shumë larg babait të tij. Krejt i vetëm, në vetmi. Jo, kjo nuk ishte e vërtetë. Perëndia ishte me të!

Mendo rreth kësaj...

Sa keq ajo që i ndodhi Jozefit!

Vëllezërit u sollën shumë keq ndaj tij. Ti mos u sill kështu.

Në Bibël thuhet: Duhet ta duash të afërmin tënd porsi veten.

Shkrimet e Shenjta

Dita 69Dita 71

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al