Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 33:4
Atëherë Esau vrapoi drejt tij, e përqafoi, iu hodh në qafë dhe e puthi; dhe që të dy qanë.
Jakobi dhe Esau
Kush është më i fortë se Perëndia? Askush! Prandaj Jakobi nuk kishte më frikë nga Esau. Gjatë natës së kaluar Perëndia i tregoi atij se sa i fortë është Ai. Dhe Ai e bekoi Jakobin. Nëse Perëndia është me ty, nuk ke pse të kesh frikë. Jakobi e pa Esaun duke ardhur. Jakobi po ecte përpara. Pastaj Lea e ndiqte me fëmijët e saj dhe në fund Rakela me fëmijët e saj. Në momentin që u takuan, Jakobi dhe Esau u përqafuan me njëri-tjetrin. Ata të dy qanë nga malli e lumturia. Kishin kaluar shumë kohë që kur ishin parë me njëri-tjetrin! Esau nuk ishte më i zemëruar. Jakobi u gëzua shumë. Perëndia bëri që gjithçka të kthehet për mirë!
Mendo rreth kësaj...
Jakobi kishte frikë se vëllai i tij Esau do të vazhdonte të ishte i zemëruar me të. A ndihesh ndonjëherë i frikësuar? Fol me Perëndinë për këtë. Perëndia e donte Jakobin, prandaj Jakobi besoi tek Ai. Ai ishte i sigurt. Perëndia edhe tani mund të kujdeset për ne, ashtu siç bëri për Jakobin. Nëse vërtet beson në Të, sigurisht që do të jesh i sigurt, çfarëdo që të ndodhë. Vazhdo t'i lutesh Zotit për këtë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al