Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 32:28
Atëherë ai i tha: «Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Izrael, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar».
Jakobit i vihet një tjetër emër.
Nata u afrua. Jakobi ishte ende jashtë. Papritmas një Njeri e mbërtheu. A ishte Esau? Jo, Jakobi e dinte Kush ishte. Ishte Perëndia. Ai është i fortë. Jakobi nuk mund ta fitonte këtë betejë. Atëherë Perëndia tha: “Më lër të shkoj, sepse po vjen agimi.” Por Jakobi tha: “Unë nuk do të të lë të shkosh, nëse nuk më bekon.” Jakobi mendonte se ishte shumë e rëndësishme të dinte që Perëndia ishte me të. Perëndia e bën të qartë se Ai do të jetë me të, në një mënyrë të veçantë. Ai i vendosi Jakobit një emër të ri: Izrael. Ky emër i tregonte atij se ai është një bir i Perëndisë. Jakobi ishte shumë i lumtur!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al