Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 32:3
Pastaj Jakobi i dërgoi para tij disa lajmëtarë vëllait të tij, Esaut, në vendin e Seirit, në fushën e Edomit.
Esau po vjen.
Jakobi dërgoi para tij disa lajmëtarë. “Shkoni dhe shikoni nëse mund ta gjeni Esaun”, tha ai. “Dhe thuajini atij që unë po vij, me familjen time dhe shumë kafshë.” Lajmëtarët u nisën. Pas ca kohe ata u kthyen. “Esau është duke ardhur dhe ai ka katërqind burra me vete!” Jakobi ishte i frikësuar. “Pse po vepron Esau kështu? A mos do që të luftojë?” Nëse ishte kështu, Jakobi e dinte se do të humbte. Ai i ndau kafshët dhe shërbëtorët e tij në dy grupe. Nëse Esau luftonte kundër njërit grup, atëherë grupi tjetër do të mund të largohej. Jakob, a i ke harruar ato që të ka thënë Perëndia?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al