Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 56 NGA 364

Zanafilla 30:22, 23

Perëndia u kujtua edhe për Rakelën; dhe Perëndia ia plotësoi dëshirën dhe e bëri të frytshme;
kështu ajo u ngjiz dhe lindi një djalë, dhe tha: «Perëndia e hoqi turpin tim».

Edhe Rakela lind fëmijë.

Rakela iu lut Perëndisë për një kohë shumë të gjatë që të kishte një fëmijë. Lea po lindte më shumë fëmijë. Rakela po ndihej gjithnjë e më e trishtuar. Por pastaj Perëndia e dëgjoi lutjen e Rakelës. Ajo gjithashtu lindi një fëmijë, një djalë. Ajo e quajti atë Jozef. Rakela ishte shumë e lumtur! Më vonë ajo lindi një djalë tjetër: Beniaminin. Dhe ja ku ishin dymbëdhjetë djem dhe një vajzë në familjen e Jakobit. Jakobi i donte shumë fëmijët e tij, por më shumë se të gjithë donte Jozefin dhe Beniaminin. Perëndia gjithashtu i dha Jakobit shumë bagëti; dele, dhi dhe deve. Në këtë mënyrë Perëndia e pasuroi Jakobin dhe e përmbushi atë që kishte premtuar: “Unë do të të jap një familje të madhe.” Ajo familje do të bëhet edhe më e madhe!

Mendo rreth kësaj...

Jeta e Jakobit ishte në rrezik! Esau ishte shumë i zemëruar me të, sepse bekimi i Perëndisëiu dha Jakobit. Esau dëshironte ta vriste Jakobin. Kjo ishte arsyeja përse ai duhej të ikte. Megjithatë Jakobi nuk ishte vetëm. Perëndia shkoi me të. Nëse Perëndia është me ty, edhe kur jeta jote është në rrezik, ti je i sigurt!

Dita 55Dita 57

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al