Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 27:22, 23
Dhe kështu Jakobi iu afrua Isakut, babait të tij; dhe pasi ky e preku me dorë, tha: «Zëri është i Jakobit, por duart janë duart e Esaut».
Kështu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vëllait të tij Esaut; dhe e bekoi.
Jakobi merr bekimin.
Jakobi u afrua tek babai i tij Isaku së bashku me mishin e gatuar. Isaku mendonte se ai ishte Esau. Ai i tha: “a u ktheve kaq shpejt?”. “Po”, i tha Jakobi, “e kapa gjahun shumë shpejt”. “A mund të të prek që të ndjej nëse je Esau?”, pyeti Isaku. Jakobi iu afrua. “Po”, tha Isaku. “krahët janë të Esaut, por zëri është i Jakobit. A je vërtet Esau?”.“Unë jam”, i tha Jakobi. Pastaj Isaku vuri duart mbi kokën e Jakobit dhe e bekoi. Ai i tha Jakobit se do të kishte një familje të madhe, siç Perëndia i kishte premtuar. Kështu Jakobi e mori bekimin.
Mendo rreth kësaj...
Isaku e bekoi Jakobin me bekimin e Perëndisë. Ai do të bëhet një familje e madhe. Por Jakobi nuk e mori atë bekim me ndershmëri. Ai e gënjeu babanë e tij Isakun, gjithashtu dhe Perëndinë. Kjo ishte e tmerrshme. Ky ishte një mëkat i madh. A do ta dënojë Perëndia atë përgjithmonë? Jo, Ai e fali gënjeshtrën e Jakobit, sepse Perëndia e deshi Jakobin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al