Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 48 NGA 364

Zanafilla 27:15, 16

Pastaj Rebeka mori rrobat më të bukura të Esaut, birit të saj më të madh, që i mbante në shtëpi pranë vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit të saj më të vogël; dhe me lëkurët e kecave veshi duart e tij dhe pjesën e lëmuar të qafës së tij.

Plani i Rebekës

Jakobi solli dy keca. Rebeka i theri dhe përgatiti mish të shijshëm. Tani Jakobi mund t'ia çonte babait të tij. Isaku nuk do ta kuptonte që nuk ishte Jakobi, apo jo? “Por...”, mendon Rebeka, “po sikur Isaku ta prekë Jakobin nga krahët? Po qe kështu, nuk do të ndiejë asnjë qime, ndërkohë që Esau është shumë leshtor tek krahët.” Prandaj Rebeka sajoi një plan. Ajo mori lëkurën e dhive dhe mbuloi krahët e Jakobit me të. Tani krahët e tij dukeshin leshtorë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 47Dita 49

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al