Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 47 NGA 364

Zanafilla 27:9, 10

Shko tani në kope dhe më sill dy keca të mirë; unë do të përgatis një gjellë të shijshme për babanë tënd, nga ato që i pëlqejnë atij.

Pastaj ti do t’ia çosh babait tënd që ta hajë dhe kështu ai do të të bekojë para se të vdesë».

Rebeka dhe Jakobi

Rebeka dëgjoi çfarë Isaku tha. Esau do të merrte bekimin. Por nuk duhet të ishte kështu!

Rebeka kujtoi atë që Perëndia i foli para se të lindnin Esau dhe Jakobi: “I madhi do t’i shërbejë më të voglit.” I madhi duhet t’i bindet më të voglit. Dhe Jakobi ishte më i vogli. Bekimi ishte për të, kjo ishte ajo që Perëndia dëshironte. Ajo thirri Jakobin dhe i tha: “Shko dhe merr dy keca. Pastaj unë do t’i përgatis siç ia ka ënda babait tënd. Ti duhet pastaj t'ia çosh dhe atëherë ai do të të bekojë. Ai nuk do ta marrë vesh që ti nuk je Esau.” Jakobi veproi pikërisht ashtu.

Shkrimet e Shenjta

Dita 46Dita 48

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al