Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 27:3, 4
Prandaj merr tani armët e tua, kukurën dhe harkun tënd, dil nëpër fusha dhe kap për mua kafshë gjahu; pastaj më përgatit një gjellë të shijshme, nga ato që më pëlqejnë, dhe sillma, që unë ta ha dhe shpirti im të të bekojë para se të vdes».
Isaku dhe Esau
Isaku ishte shumë i vjetër në moshë. Ai nuk arrinte të shihte më, ishte verbuar. Ai e dinte se nuk do të jetonte edhe shumë gjatë. Një ditë ai thirri Esaun. “A do të shkosh të gjuash një kafshë në fushë dhe ta gatuash ashtu siç më pëlqen mua? Atëherë unë do të të bekoj më pas me bekimin e Perëndisë.” Esaut i pëlqeu të vepronte ashtu! Ai mori harkun dhe shigjetat dhe u largua. Isaku nuk e dinte që Esau i kishte premtuar Jakobit se do të merrte bekimin. As Esau nuk i tregoi në mënyrë që ai gjithsesi ta merrte bekimin e Perëndisë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al