Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 45 NGA 364

Zanafilla 25:33, 34

Atëherë Jakobi tha: «Më parë betomu». Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.

Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.

Bekimi i më të madhit

Jakobi donte të kishte bekimin e Perëndisë nga i ati. A e di pse? Perëndia i kishte premtuar diçka gjyshit të tij, Abrahamit. “Unë do të të bëj një popull të madh.” A të kujtohet? Ky është bekimi që Perëndia premtoi. Abrahami i kishte thënë gjithashtu Isakut. Dhe më vonë Isaku do t'ia jepte atë bekim djalit të tij, më të madhit: Esaut. Kjo e bëri Jakobin të pakënaqur! Ai e donte Perëndinë dhe dëshironte shumë që të kishte bekimin e Perëndisë. Kjo ishte arsyeja pse ai dëshironte aq shumë që të ishte më i madhi i të dyve.

Shkrimet e Shenjta

Dita 44Dita 46

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al