Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 44 NGA 364

Zanafilla 25:30, 31

Dhe Esau i tha Jakobit: «Të lutem, më lër të ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur». Për këtë arsye e quajtën Edom.

Por Jakobi iu përgjigj: «Më shit më parë parëbirninë tënde».

Esau dhe Jakobi

Esau dhe Jakobi u rritën. Esau u bë një burrë i fortë, një gjahtar. Jakobi shpesh qëndronte afër çadrës. Ai e donte Perëndinë. Një ditë Esau u kthye nga fusha. Ai ishte i lodhur, sepse kishte qenë duke gjuajtur. Jakobi kishte gatuar diçka të shijshme: supë të kuqe. “A mund ta ha unë atë?”, pyeti Esau. Por Jakobi tundi kokën duke mohuar. “Së pari duhet të më premtosh diçka. Ti je më i madh. Një ditë ti do të marrësh bekimin e Perëndisë nga babai ynë. Ti mund ta hash supën time të kuqe, por vetëm nëse ma shet mua atë bekim.” Esau ngriti supet lart. Se mos i interesonte atij për bekimin e Perëndisë, premtimin e një familjeje të madhe. “Ok”, tha ai. Kështu Jakobi i dha Esaut tasin me supën e kuqe.

Shkrimet e Shenjta

Dita 43Dita 45

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al