Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 25:21, 24
Isaku e luti ZOTIN për gruan e tij, sepse ajo ishte shterpë. ZOTI ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.
Kur erdhi koha për të që të lindte, ajo kishte në bark dy binjakë.
Binjakët
Isaku dhe Rebeka duhet të prisnin njëzet vjet përpara se të kishin një fëmijë nga Perëndia. Ata shpesh luteshin për një të tillë. Dhe Perëndia e dëgjoi lutjen e tyre. Dy foshnje rriteshin në barkun e Rebekës; binjakë! Rebeka e ndjeu se foshnjet nuk ishin të qeta. Ajo ndjeu sikur po ziheshin! Ajo u lut: “Zot, pse po ndodh kështu?”. Zoti i tha: “Ti do të bëhesh me dy fëmijë dhe më i madhi do t’i shërbejë më të voglit”. Rebeka ende nuk e kuptonte se çfarë Zoti donte të thoshte me këtë, por më vonë ajo do ta kuptonte. Pastaj lindën dy djem të vegjël; Esau dhe Jakobi. Esau ishte shumë leshator nga krahët, Jakobi nuk ishte. Ata nuk ngjasonin shumë me njëri-tjetrin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al