Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 42 NGA 364

Zanafilla 24:67

Dhe Isaku e futi Rebekën në çadrën e Sarës, nënës së tij, dhe e mori me vete; ajo u bë gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kështu Isaku u ngushëllua mbas vdekjes së nënës së tij.

Isaku dhe Rebeka

Rebeka u largua bashkë me Eliezerin. Ata nisën në një udhëtim të gjatë. Kur nuk ishin shumë larg çadrës së Abrahamit, Rebeka pa një burrë duke ecur nëpër fushë. Ishte Isaku. Ai ishte në fushë duke u lutur. Ai i kërkoi Perëndisë që t'i jepte një grua të mirë.

Rebeka ndaloi devenë e saj. Ajo zbriti dhe shkoi te Isaku. Eliezeri i tregoi atij gjithçka që kishte ndodhur.

Tani Isaku e dinte se Rebeka, gruaja që mori, ishte me të vërtetë nga Perëndia. Sa i mirë është Zoti! Ai e dëgjoi lutjen e Isakut!

Mendo rreth kësaj...

Kërkesa e Eliezerit ndaj Perëndisë u plotësua. Rebeka erdhi tek ai. Ajo u bë gruaja e Isakut. Dhe në këtë mënyrë Zoti u kujdes për Isakun në mënyrë që ai të mos ishte i vetëm kur i ati dhe nëna e tij të kishin vdekur. Kërkoji Zotit të kujdeset edhe për ty, atëherë nuk do të jesh më kurrë vetëm.

Shkrimet e Shenjta

Dita 41Dita 43

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al